Bie çmimi i Samsung Galaxy S8+

Çmimet e mira për smartfonët në Evropë duket se janë më të rralla se në SHBA, por kohë pas kohe ato bien edhe për këtë kontinent.

Dhe një gjë e tillë ka ndodhur me Samsung Galaxy S8+, që në Amazon Gjermani ai kushton 636 euro. 263 euro më pak se çmimi i zakonshëm, raporton GSMArena.

Por me këtë çmim është vetëm modeli me ngjyrë Midnight Black, kurse për modelin me ngjyrën Orchid Grey duhet të paguani 649 euro, kurse Arctic Silver kushton 699 euro, që megjithatë është 200 euro më lirë se çmimi i zakonshëm.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share