Kapiteni i K.F.Gostivarit shpërthen në facebook:Kemi mbetur si qeni pa shtëpi!

Situata në klubin e futbollit Gostivari vazhdon të jetë në vendnumëro. Kapiteni i skuadrës, Admir Demiri ka shpërthyer në facebook e tij. Reagimi i tij vjen pasi kryesia e klubit vazhdon të heshtë për rrogat e tyre të prapambetura.
Ja reagimi i tij:

“Kryesia jonë e nderuar ka 3 muaj që jeni në gjumë. Zgjohuni dhe na ndihmoni, sepse na keni lënë si qeni pa shtëpi. Ne lojtarët i kryem detyrat tona, tash ju e keni radhën. Ju falënderoj për mirëkuptim”, ka shkruar Demiri në rrjetin social facebook.
Klubi i futbollit Gostivari sezonin vjeshtor në Ligën e dytë – perëndim e ka përfunduar me 25 pikë, sa ka edhe Vëllazërimi në vendin e parë. Në tre muajt e fundit futbollistët e Gostivarit kanë sakrifikuar mjaftë, pasi nuk janë paguar nga drejtuesit e klubit. Pa marrë parasysh kësaj gjendjeje, ata kanë dhënë maksimumin në çdo përballje duke fituar pikë dhe duke mbajtur ekipin në krye të renditjes.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share