Kifle me Djath

Përbërësit:

1.5 gota qumësht, gjysmë gote vaj vegjetal, 1 vezë, 1 maje, 1 lugë kripë, 1 lugë të gjellës sheqer, 4 gota miell.

Përbërësit e brendshëm:

250gr djathë, gjysmë tube majdanoz.

Për t’i lyer:

100gr gjalpë, 2 vezë, 1 lugë të çajit sheqer pluhur.

Përgatitja:

Majën, qumështin dhe një lugë sheqer e derdhni në një enë dhe e përzieni.

Vajin vegjetal, vezën, kripën dhe miellin dalë nga dalë ia shtoni glazurës, brumin e përfituar e lëni rreth 30 minuta në pritje.

Brumin e ndani në copa të vogla, secilën pjesë e hapni dhe e lyeni me gjalpë, pjesët e hapura i vendosni një mbi një.

Petët e brumit i hapim të gjitha me t’hollues së bashku, i ndajmë në 12 pjesë dhe ia vendosim përbërësit e brendshëm kifleve dhe ia japim formën.

Kiflet e formuara i vendosni në tepsi, ku i lëni në pritje rreth 1 orë të qëndrojnë, pas pritjës i lyeni me vezë dhe pak sheqer pluhur, i vëni në furrë për pjekje.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share