Shkëndija me katër miqësore luksi në Antali

Cyriu, Dinamo Zagreb, Qabala dhe Olimpik Donjeck do të jenë rivalët e Shkëndijës në fazën përgatitore në Antali të Turqisë, përballë të cilëve “kuqezinjtë” do të përgatisin formën për gjysmësezonin pranveror. Futbollistët e Shkëndijës tanimë disa ditë janë në pushim të merituar, ndërsa përgatitjet do të nis më 3 janar 2018, ndërsa prej 9 deri më 16 janar ekipi do të zhvillojë fazën e parë përgatitore në Ohër. Faza e dytë dhe kryesore do të vijojë prej 20 janar në Antalia të Turqisë. Në Turqi janë planifikuar 4 ndeshje kontrolluese. Testi i parë do të zhvillohet më 22 janar përballë ekipit zviceran, Cyrih, ndërsa më 26 janar pason kontrolluesja me Olimpik Donjeck nga Ukraina. Testi i tretë është caktuar më 30 janar përballë Dinamo Zagrebi të Kroacisë, ndërsa kontrollueset mbyllen më 3 shkurt përballë Qabalas së Azerbajxhanit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share