Futbollistëve të Gostivarit u soset durimi, duan rrogat

Gazeta Lajm shkruan se Klubi i futbollit Gostivari sezonin vjeshtor në Ligën e dytë – perëndim e ka përfunduar me 25 pikë, sa ka edhe Vëllazërimi në vendin e parë. Në tre muajt e fundit futbollistët e Gostivarit kanë sakrifikuar mjaftë, pasi nuk janë paguar nga drejtuesit e klubit. Pa marrë parasysh kësaj gjendjeje, ata kanë dhënë maksimumin në çdo përballje duke fituar pikë dhe duke mbajtur ekipin në krye të renditjes. Mirëpo, si duket tani futbollistëve iu ka sosur durimi. Lojtarët kërkojnë rrogat e prapambetura të tre muajve të fundit.

“Funksionimi i mëtejmë i klubit është vënë në pikëpyetje. Futbollistët presin pagat dhe se çka do të ndodh me ata, do të ngelin ose do të largohen nga klubi nuk e di”, ka thënë për Lajm një përfaqësues i klubit në kushte anonimiteti.

“Kemi mbetur pa ndihmën e askujt. E lusim kryetarin e komunës, kryesinë e vjetër, biznesmenët që të ndihmojnë klubin, të gjejnë një gjuhë të përbashkët në mënyrë që të shlyejnë borxhet ndaj nesh. Me ato rroga ne mbajmë gjallë familjet tona. Kemi pasur takime me kryesinë e vjetër dhe kreun e komunës por hë për hë nuk ka asgjë”, shprehet për Lajm kapiteni i skuadrës, Admir Demiri.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share