A do ta mbështesë Maqedonia anëtarësimin e Kosovës në UNESCO? Ja si përgjigjet Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar se Maqedonia do të ndihmojë në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Madje kreu i qeverisë maqedonase ka shkuar më tej, duke mos mohuar mundësinë që Maqedonia të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO. Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e raporteve me Serbinë pasi edhe atë e kemi shetet fqinj”, tha Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë mbajti një konferencë të përbashkët për media me homologun Kosovar Ramush Haradinaj, nga ku bëri me dije se do të ketë një hetim ndërkombëtar mbi rastin “Kumanova”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share