Maqedonia ndihmë financiare për përmbytjet në Shqipëri

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë së Republikës së Maqedonisë u vendos dhënia e një ndihme prej gjashtë milionë dinarësh maqedonas (100 000 euro) për Shqipërinë për përballimin e situatës së përmbytjeve shkaktuar nga shirat e rrëmbyer të fillimit të muajit dhjetor.

Përmbytjet në Shqipëri shkaktuan evakuimin e rreth 600 familjeve në dy zona në jugperëndim të Shqipërisë. Më shumë se 3 000 shtëpi, 56 shkolla dhe 16 mijë hektarë tokë u përmbytën. Shumë rrugë dhe 28 ura u dëmtuan. Autoritetet shqiptare kanë filluar përllogaritjet e dëmeve dhe po shqyrtojnë kompensimin financiar të të dëmtuarve”

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share