Ja me çfarë pasurie ikën anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksander Çiçakovski si dhe dy anëtarë të propozuar nga LSDM-ja, Violeta Duma dhe Igor Millev, dje i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë si rezultat i presioneve nga opinioni. Përveç dorëheqjeve. Të tre i kanë kthyer në buxhet edhe bonuset që i kanë marrë  tri cikleve zgjedhore të fundit, njofton Portalb.

Çiçakovski u largua nga KSHZ-ja me borxh prej 17.000 euro, të marrë në vitin 2010 që do të duhet ta paguajë 20 vite. Përveç borxhit në listën anketuese është theksuar edhe banesa prej 69 metër katror në Shkup me vlerë prej 70.000 euro.

Violeta Duma posedon dy banesa një në Shkup me hapësirë prej 102 metër katror dhe një në Ohër 37 metër katror. Ajo posedon edhe veturë Citroen me vlerë prej 10.000 euro dhe volkswagen pasat me vlerë prej 22.000 euro në emër të bashkëshortit. Nga pasuria e përbashkët ka kursime kesh prej 30.000 euro.

Igor Milev, një tjetër anëtar i KSHZ-së, i cili dha dorëheqjen pas reagimeve të opinionit, zotëron një apartament në Shkup dhe një Volkswagen Golf. Ai  gjithashtu ka katër kredi që arrijnë mbi 90,000 euro.

Sillvana Boneva nga pasuria personale ka paraqitur vetëm veturën Opel Astra nga viti 2009 me vlerë prej 6.500 euro dhe kredit prej 10.000 euro. Nga pasuria e përbashkët ka paraqitur vetëm dy llogari kursimi në Stopanska Bankë me vlerë të përgjithshme prej 3.000 euro, ndërsa nga pasuria e prindërve ka shtëpi me oborr në Strumicë. Në listën e saj anketuese nuk janë dy banesat të cilat, siç publikoi LSDM-ja para dy viteve, gjoja se ishin në pronësi të djemve të saj.

Listë më të gjatë anketuese ka Sasho Sërcev, i propozuar nga VMRO-DPMNE. Sërcev posedon banesë prej 79 metër katror në Shkup si dhe në tjetër në Ohër. Përveç kësaj ka edhe shtëpi prej 116 metër katror në Shkup në emër të bashkëshortes. Sërcev është i vetmi që në listë e ka përfshirë edhe bonusin nga KSHZ-ja për vitin 2017, sipas tij, si dhuratë të angazhimit si anëtarë i KSHZ-së këtë vit ka marrë gjithsej 5.483 euro. Ai ka edhe kursime në disa banka.

Nënkryetari i KSHZ-së, Rexhep Prekopuca ka paraqitur shtëpi në Haraçin prej 166 metër katror, mercedes prej 4.000 eurove, kursim në bankë dhe kredit prej 10.000 euro.

Subhi Jakupi ka paraqitur vetëm një shtëpi në Gostivar, veturë volkswagen golf prej 18.000 euro dhe mjete financiare me vlerë prej 60.256 euro.

Anëtarja e fundit e KSHZ-së dhe më e reja, Ermira Asani Salija e propozuar nga Lëvizja Besa para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, e ka shfrytëzuar vetëm një herë të drejtën e bonusit. Sipas listës së saj anketuese, ajo posedon vetëm veturë SAAB dhe arë me vlerë prej 10.000 euro. Nga pasuria e përbashkët me bashkëshortin ka paraqitur tokë në Vërben, shtëpi me oborr në Mal të Zi me hapësirë prej 210 metër katror, tre shtëpi me tokë në fshatin Vërben dhe Gostivar, një makinë Ford Galaxy dhe një motor yamaha.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share