Karate: Osmani kampion ballkanik, Idrizi i аrgjendtë

Karateisti nga Gostivari Doan Osmani është shpallur kampion në kategorinë U21 të Kampionatit Ballkanik që u zhvillua këtë fundjavë në Herceg Novi të Malit të Zi. Osmani deri te medalje e artë arriti pas pesë fitoreve të shënuara, ndërsa në finale mposhti malazezin Nikola Maloviq. Për 19 vjeçari kjo është hera e dytë që shpallet kampion ballkanik, pasi edhe në vitin 2012 kishte fituar të artën në kateogrinë e kadetëve.

Ndërkohë me medalje të argjendtë në këtë kampionat është stolisur edhe shkupjani Abdurrahim Idrizi. Shkupjani garoi në kategorinë për junior deri në 55kg, me Idrizin që fitoi tre lufta, ndërsa në finale u mposht nga Stole Smilkovski. Sa i përket karateisteve shqiptarë nga Maqedonia, në eventin ballkanik medalje arritën të shkëputin edhe Faik Veseli, Krenar Xhaferi dhe Ardit Marku.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share