Në Galerinë Kombëtare të Maqedonsië, mbrëmë u hap ekspozita personale e artistit figurativ Burhan Ahmeti

Në Galerinë Kombëtare të Maqedonsië, mbrëmë u hap ekspozita personale e artistit figurativ Burhan Ahmeti. Artisti gostivaras, në këtë ekspozitë u prezantua me tetëdhjetë vepra – grafikë dhe pikturë. Pikturat janë të punara në teknikën akril në pëlhurë, ndërsa grafikat në teknikat gjilpërë e thatë, akuatintë, drugdhendje, litografi, bakërshrkim, monotipi de grafikë digjitale.

Drejtoresha e IK Galeria Kombëtare e Maqedonisë, Dita Starova tha se në këtë galeri ekspozojnë artistë figurativë me kurrikulë të pasur dhe se i tillë është edhe Burhan Ahmeti.

Në ekspozitën e mbajtur në Muzeun e Qytetit të Shkupit në vitin 2008, konstatuam se Burhan Ahmeti do të ngritet në një artist me vlera të mëdha. Kur vitin e kaluar shprehu dëshirë që sivjet të ekspozojë këtu në Çifte Hamam, me shumë vullnet u pajtuam që t’ia mundësojmë këtë”, tha para të pranishmive drejtoresha Starova.

Kuratorja Tanja Bundalevka tha se veprat e Burhan Ahmetit karakterizoen me një afirmim buriomor të teknikave të grafikës, si dhe me jë intelektualizëm të theksuar drejt artit vizual.

Veprat e Burhan Ahemtit, të pastruara nga konceptet, na zbulojnë anën tjetër të tyre, forma të dizajnuara me efekte dekorative me ngjyra dhe një shije të veçantë të renditjes në hapësirë. Mes simbolikës dhe asocimit, të së athershmes dhe të tashmes, gjurmët e së kaluarës dhe nxitjes së të resë, elemenete figurative të shenjave, simboleve, materialeve e përcaktojnëë dhe transformojnë hapësirën si forma të reja për prëdorimin e të vjetare si të reja”, nënvizoi kuratorja Tanja Bundalevska.

Ekpozitën e shpalli të hapur profesoresha Nora Halimi e cila me këtë rast theksoi se Burhan Ahemti ka qenë gjithmonë krijues proaktiv, me kurajo dhe guxim për të ndjekur instiktin e tij, për të eksploruar gjini, teknika dhe subjekte te ndryshme artistike, i udhehequr emocionalisht herë më shumë nga imagjinata, e herë nga dija dhe pervoja, por gjithmone i udhëhequr nga pasioni për të transmetuar përmes veprës së tij energjitë e tij me të mira krijuese.

Një artist shumë-dimensional sonte vjen si grafist dhe piktor. Përndryshe, është dhe pedagog dhe studiues arti, por mbi te gjitha është profil i artistit shumë të pranishëm gjithandej e kudo ku kryefjala është Arti. Filli që i bashkon veprat e tij, është padyshim ndjeshmëria e tij dhe shija e kultivuar estetike. Ekspozitat vijne gjithmonë në forme të zbaticës me prurje të reja artistike, ndërsa ajo që unë i uroj Burhanit, është që periudha e baticës, ajo e tërheqjes dhe krijimit të sërishëm, të jetë e frytshme dhe të mos vonojë me prurjet e radhës”, tha ndërmjet tjerash profesoresha Nora Halimi.

Për të qenë e veçantë kjo ekspozitë, sodisja e veprave të Ahmetit kaloi nën tingujt e bukur të saksafonit, interpretuar Aleksandra Ilieva – saksafoniste me famë botërore, si dhe mysafirëve artisti u dhuroi nga një grafikë.

Është kjo ekspozita e njëmbëdhjetë individuale e Burhan Ahmetit. Ndryshe, ai ka marrë pjesë edhe në mbi njëqind ekspozita kolektive dhe koloni artistike në vend dhe jashtë.

Burhan Ahmeti ka diplomuar në vitin 2001 në Fakultetin e Arteve në Tetovë – dega e grafikës, ka magjistruar në Fakultetitn e Arteve të Bukura në Prishtinë në vitin 2005, ndërsa doktoroi në Novi Pazar në vitin 2016. Aktualisht punon në Fakultetin Pedagogjik në Shkup ku ligjëron metodikën e artit figurativ.

Ekspozitën e Burhan Ahmetit në galerinë Çifte Hamam, artdashësit do të mund ta vizitojnë deri më 17 dhjetor.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share