Konferencë rajonale në Tiranë, Taravari takon kryebashkiakët Veliaj dhe Ahmeti

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari merr pjesë në Konferencën Rajonale “Korrupsioni – Qytetet e Lira të së Ardhmes” që zhvillohet sot dhe nesër në Shqipëri, bashkë-organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë, UNDP, OECD dhe Iniciativa Rajonale Anti-Korrupsion.

Në Konferencë marrin pjesë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe e njëjta ofron mundësi për shkëmbim të përvojave rreth arritjeve dhe sfidave në parandalimin e korrupsionit në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar të administratës publike.

Konferenca rajonale është e hapur për përfaqësues të zgjedhur nga vendet e Evropës Lindore dhe vendeve anëtarë të OECD, përgjegjës për parandalimin e korrupsionit në vend duke përfshirë praktikuesit nga organet e pushtetit qendror dhe zyrtarët e nivelit lokal.

Kryetari i komunës së Gostivarit, në margjinat e Konferencës, pati takime miqësore me drejtuesit e dy kryeqyteteve shqiptare, Veliaj dhe Ahmeti.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share