Një pjesë e madhe e lagjeve në Gostivar pa energji elektrike

Sot, një pjesë e madhe e lagjeve të qytetit të Gostivarit mbeten pa furnizim me energji elektrike. Informacioni bëhet i ditur nga kompania energjetike EVN, nga ku njoftojnë që përshkak të punimeve në sistemin e shpërndarjes, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vendbanime.

“Në periudhën kohore nga ora 7 e 30, pa energji elektrike do të mbeten lagja Banjeshnica, Tullana, Fazaneria, Maleardi, Mllaki, Zona e gjashtë, qendra, Dutllëku, dhe disa pjesë të tjera të qytetit”, njoftuan nga EVN – Maqedoni.

Nga ora 9 e 30 dhe deri pasdite në ora 5 e 30, po ashtu, pa energji elektrike do të mbesin Shushica, Banjica e poshtme dhe e epërme dhe lagja periferike Grudajcë.

Nëse punët realizohen sipas dimanikës, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë nga mëngjesi deri në orët e pasditës.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share