Sot nis Kupa e Botës për klube, ja kush është rivali më i fortë i Realit

Sot do të filloj edicioni i 14-të i ‘Kupës së botës për Klube’.

Real Madridi si kampion aktual i këtij kompeticioni do të tentojë të shkruajë historinë duke u bërë ekipi i parë dhe i vetëm që arrin të triumfojë në këtë kompeticion për dy vite me radhë.

Kupa e botës për Klube e këtij viti do të mbahet në Emiratet e Bashkuara dhe dimri atje nuk ofron temperatura të ulëta, por mesatarisht 25 gradë C në kohën kur do të luhen ndeshjet që do të jetë një kontrast me ato ndeshje që po i luan Real Madridi në Spanjë.

Madrilenët do të udhëtojnë të dielën në Abu Dhabi ndërsa ndeshjen e parë do të luajnë më 13 dhjetor në gjysmëfinale kundër rivalit që do të përcaktohet mes këtyre 3 ekipeve: Urawa apo Al Jazira vs. Auckland, ndeshje e cila hap kompeticionin gjatë ditës së sotme.

Në parime kryesore, rivali që mund ti rrezikojë Real Madridit ngritjen e trofeut për vitin e dytë me radhë, do të jenë brazilianët e Gremios që janë fitues aktual të Copa Libertadores.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share