Shifra rekord, 39 pikë në 15 javë, ja statistikat që shpallin Interin kampion

Ata janë skuadra më e mirë në Serie A këtë sezon futbollistik 2017/18 që e kanë nisur për bukuri. Asnjë futbolldashës nuk e kishte imagjinuar kështu Interin e Spallettit që në 15-të javë të marrin kreun e kampionatit.

• 10 gola në 15 ndeshje: mbrojtja më e mirë e kampionatit është ajo zikaltër. Në krahasim me Napolin e Romën (që ka edhe një ndeshje me pak), prapavija është baza mbi të cilën Spaleti ka ndërtuar skuadrën.

• Për të dytën herë radhazi në histori, Interi ka grumbulluar 39 pikë pas 15 javësh në Serinë A (2006-’07, në atë rast më pas fitoi titullin); skuadra e fundit që ia ka dalë, madje ka bërë më mirë, është Juventusi i sezonit 2013-’14 (40 pikë në atë rast).

• Interi tentoi 16 konkluzione në pjesën e parë: zikaltrit nuk i kishin barë asnjëherë kaq shumë gjatë këtij sezoni në 45 minutat e para.

• Më pas duhen përmendur edhe 39 goditjet e tentuara në portë që përfaqësojnë rekordin e konkluzioneve për një skuadër gjatë një ndeshjeje të vetme në këtë kampionat.

• 16 gola në 15 ndeshje ka shënuar Mauro Ikardi; lojtari i fundit që ka shënuar kaq shumë në këtë fazë të kampionatit është Luka Toni, në sezonin 2005- ’06 kur luante te Fiorentina.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share