Nainggolan i lumtur me vendin e parë: Arritëm diçka që as vet nuk e besonim

Roma fitoi me rezultat 1-0 për ta mbyllur në krye grupin, mbi Chelsean dhe Atletico Madridin që mbeti jashtë garës. Radja Nainggolan ka thënë se Roma është duke e shijuara kalimin në fazën e eliminimin direkt, pasi askush nuk besonte tek ta.

“Është një rezultat i mirë pas një mbrëmje të vështirë, pasi Qarabag di të mbrohet shumë mirë, por ne treguam pjekuri dhe morëm atë që deshëm”.

“Kualifikimi është i merituar. Kishim probleme në disa ndeshje, por askush nuk do të besonte që ne do të kalonim, e sidomos jo në krye të grupit, kjo të jep kënaqësi”.

“Kur je në pozitë që mund ta arrish kualifikimin je i motivuar”.

“Jemi të lumtur, shorti do të jetë interesant, por do të jetë kënaqësi që jemi në 16 më të mirët”.

“Kemi humbur disa lojtarë të rëndësishëm dhe askush nuk e priste që të luajmë mirë në Evropë dhe Serie A”, ka thënë Nainggolan.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share