Maqedonia U19 përball Anglisë, Letonisë dhe Hungarisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë U19 mësoi kudërshtarët në eliminatoret elite të Kampionatit Evropian për futbollist deri më 19 vjeç. Maqedonia bën pjesë në Grupin e Dytë së bashku me Anglinë, Hungarinë dhe Letoninë. Në hedhjen e shortit në Nion , Maqedonia ishte bartëse e grupit, pasi siguroi vendin e parë në eliminatoret e mëparshme duke mundur Belgjikën, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Kampionati Evropian i ardhshëm do të zhvillohet në Finlandë , në muajin korrik të vitit të ardhshëm.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share