Ndahet nga jeta këngëtari i njohur i muzikës rock në Francë

Këngëtari më i njohur i muzikës rock në Francë, Johnny Hallyday ka vdekur në moshën 74 vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit të mushkërive.

Hallyday ka shitur më tepër se 100 milionë albume dhe ka mbajtur më shumë se 50 turne madhore, prej vitit 1960 kur kishte koncertin e tij të parë. Raportohet se ai ishte i inspiruar nga këngëtari amerikan, Elvis Presley.

Në Francë ky këngëtar ishte një personalitet shumë i rëndësishëm i kulturës, prandaj për vdekjen e tij ka njoftuar presidenti i Francës Emmanuel Macron, sot herët në mëngjes.

“Këngëtari Johnny Hallyday ka sjellë një pjesë të Amerikës në panteonin tonë kombëtar”, tha Macron.

Ai ishte lindur në Paris më 15 qershor të vitit 1943, nga një nënë franceze dhe babai nga Belgjika. /b.l/noa.al/

(FILES) This file photo taken on February 13, 2016 shows French singer Johnny Hallyday speaking as he receives the best album award on stage during the 31st Victoires de la Musique, the annual French music awards ceremony, at the Zenith concert hall in Paris.
Hallyday said on March 8, 2017 he was being treated for a “not life threatening” cancer. / AFP PHOTO / BERTRAND GUAY

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share