Aprovohet aktakuza për “Trezor”, kundër Mijallkov dhe të tjerëve

Këshilli për vlerësim të aktit të prokurorisë pranë Gjykatës Penale Shkupi-1 Shkup е ka miratuar aktakuzën e PSP për rastin “Trezor” (Arka), në të cilin dyshohen ish-drejtori i DZK Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, ish-shefi i Drejtorisë së pestë Goran Grujevski dhe ish-ndihmës-ministri në MPB, Nebojsha Sajkoviq.

Lënda “Trezor” ka të bëjë me krimin ekonomik për keqpërdorimin e mjeteve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në lidhje me furnizimin e pajisjeve elektronike-komunikuese dhe trajnim për shfrytëzimin e tij nga një firmë e Britanisë së Madhe për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DZK.

Pritet që lënda t’i jepet një gjykatësit që do ta udhëheqë procedurën dhe do të caktohet afat kohor për fillimin e gjykimit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share