Gostivarit i mungojnë matematikanët, fizikanët, kimistët dhe biologët

Në tregun e punës në rajonin e Gostivarit vërehet profilet e shkenca natyre, kurse tepricë paraqiten profilet nga shkencat shoqërore.

Nga Agjencia për punësim në Gostivar vërejnë mungesë të drejtimeve matematikë, fizikë, kimi, biologji, inxhinier të ndërtimtarisë, informatikë (programues), psikologë, industri e drurit, tekstilit, e tjerë, ndërsa në listën e të papunëve më në numër janë juristët dhe ekonomistët.

Sipas të dhënave nga Agjencia për punësim në Gostivar, Gostivari me rrethinë numëron 5.994 persona të papunë, e të cilët janë kërkues aktiv të punës.

Drejtori Hisan Amzai vëren që një numër i madh i të papunëve janë ekonomist, jurist, profesorë nga të gjitha sferat, gjegjësisht kuadro me shkollim të lartë, ndërsa mesin e tyre ka edhe 43 magjistra dhe një doktorë shkence.

Profile tjera të specializuara të punonjësve që ofrohen në listën me të papunët në Agjencisë për Punësim, i cili nëse shihet mirë, thuajse nuk ekziston kuadër që mungon në tregun e punës në Gostivar.

“Prej profileve që kërkohen më së shumti në tregun e punës janë të drejtimeve të shkencave natyrore, do me thënë matematikë, fizikë, kimisë, biologjisë, inxhinier të ndërtimtarisë, informatikë (programues), psikologët, industrisë së drurit, tekstilit, e tjerë”, shton ai.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share