Spanja tërheq urdhërarrestin për Puigdemontin

Një gjykatë në Spanjë ka tërhequr urdhërarrestin ndërkombëtar për ish-presidentin e Katalonjës, Carles Puigdemont dhe katër ministrave.

Ata udhëtuan drejt Belgjikës një muaj pasi deklaruan shpalljen e pavarësisë në një referendum të shpallur ilegal nga Spanja.

Pavarësisht tërheqjes së urdhërarrestit, gjykata ka thënë se ata akoma mund të përballen me akuza për rebelim.

Në Spanjë, rebelimi konsiderohet si një prej krimeve më serioze dhe dënohet me deri në 30 vjet burgim.

Lajmi për tërheqjen e urdhërarrestit u bë publik nga gjyqtari i Gjykatës Supreme të Spanjës, Pablo Llareno.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share