Deputetët dolën para gjykatës për dhunën e 27 prillit në Kuvend

Deputetët e dyshuar për pjesëmarrje në dhunën në Kuvend më 27 prill dolën para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërste Mukoski para se të hyjë në seancën dëgjimore tha se nuk ka kushte për paraburgim, por sërish gjykatësi do ta këtë fjalën e fundit.

Përveç Mukoskit në Gjykatë sot u paraqitën edhe deputetët Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska.

Ata u paraqiten në Gjykatë pasi që të premten Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ua hoqi imunitetin. Gjashtë deputetët janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për “rrezikim territorial të sistemit kushtetues dhe të sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share