Një masiv dheu e bllokoi rrugën rajonale Negotinë të Pollogut – Llomnicë

Qarkullimi në rrugën rajonale që i ndërlidh fshatrat e Pollogut, Negotinë dhe Llomnicë prej mbrëmë është në ndërprerje për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka rënë në rrugë.

Sipas informacioneve të para të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, tek vendi “kisella voda” në rrugën, në gjatësi prej njëzet metrave është shembur një masiv i madh dheu.

Banorët lokalë e kanë paraqitur rastin në polici, mbrëmë rreth orës 20.

Nga mëngjesi i sotëm, ekipe me mekanizma nga Komuna Vrapçishtë janë dërguar në vend dhe punojnë në sanimin e rrëshqitjes së dheut, ndërsa në terren janë ekipe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Gostivarit. Pas ekspertizës do të bëhet vlerësim se kur do të pastrohet rruga dhe do të bëhet e kalueshme.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share