Problemet që bananet i zgjidhin më mirë se barnat

Duket shumë e çuditshme, por ka disa probleme të cilat bananet mund t’i zgjidhin më mirë se barnat.

Fruti i bananes është i mirë për shëndetin tonë, sepse përmban proteina, një sasi të madhe të vitaminave dhe ushqyesve të tjerë dhe është me të vërtetë e shijshme.

Bananet gjithashtu na mbrojnë nga sëmundjet, duke marrë parasysh sasinë e tyre të lartë të fibrave, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë janë disa probleme specifike që bananet mund t’i zgjidhin më mirë se barnat:

Bananja është një burim shumë i mirë i energjisë dhe kjo është arsyeja pse sportistët e konusmojnë atë shumë.

Bananja përmban aminoacide, gjë që na bën të lumtur dhe të qetë dhe është mbrojtës i mirë kundrejt stresit. Gjithashtu, magneziumi dhe kalciumi mund të na mbrojnë nga depresioni.

Bananja përmban një nivel të lartë të kalciumit dhe pak kripë, që është shumë mirë për zemrën dhe ndihmon gjithashtu në presionin e lartë të gjakut.

Fuqia e kujtesës tuaj do të rritet duke konsumuar një banane çdo ditë.

Bananja përmban sasi të madhe hekuri, duke rritur nivelin e hemoglobinës së gjakut dhe është shumë e mirë për personat që kanë problem me aneminë.

Fruti i bananes mund të rregullojë hormonet e trupit.

Gjithashtu bananet mund të ndihmojnë gruan shtatzënë, sepse qetësojnë mundimet e mëngjesit dhe rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Një banane në mëngjes mund të parandalojë kapsllëkun, sepse përmban një sasi të lartë të fibrave.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share