Bebe Rexha uron 28 Nëntorin: Krenare që jam shqiptare

Sot Shqipëria feston 105 vjetorin e saj të Pavarësisë.

Të shumta pritet të jenë reagimet nga personazhe të njohur e jo të njohur shqiptarë në faqet e tyre në rrjetet sociale.

Bebe Rexha është ndër të parat që nëpërmjet një videoje jep përshëndetjen e saj dhe uron festën e Pavarësisë.

Ajo nuk rresht kurrë se na bëri krenarë.

Ajo dhe familja e saj kanë darkuar në një restorant shqiptar ku ishin të rrethuar nga shumë shqiptarë dhe në sfond dëgjohej muzikë shqiptare.

“Urime 28 Nëntorin! Jam krenare që jam shqiptare, dibrane! Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu sepse babai im erdhi në Amerikë nga Dibra dhe unë munda të realizoj ëndrrën time dhe jam krenare që jam shqiptare” shprehet Bebe.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share