In Memoriam:Ndërroi jetë legjenda e muzikës shqiptare në Maqedoni-“Bylbyli i Pollgut”, Znj.Hanife Sejfulla Reçani

Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërruar jetë një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës folklorike dhe popullore në rajonin e Pollogut, Hanife Sejfulla – Reçani -“Bylbyli i Pollgut” me origjinë nga Shkinaku.

Hanife Sejfulla Reçani ishte e bija e Sahit Keçës nga  fshati Shkinak Grykë-Çajë, Lumë. Dy vëllezërit Malë Myrta dhe Sahit Myrta ( Keça ) jetonin në Shkinak dhe bënin një jetë të vështirë, si të gjithë banorët e tjerë. Për arsye të kushteve të vështira ekonomike ata u shpërngulën nga Shkinaku rreth vitit 1934 dhe morën rrugën në lindje për të kaluar bjeshkët e pasosura që ndanin Çajën me fushën e Pollogut dhe qendrën e saj Gostivarin. Duke kaluar këto bjeshkë ato arritën në Gostivar, ku pas shumë vështirësishë arrijnë të rregullohen dhe të fillojnë jetën aty.

Në Gostivar ato gjetën mikpritjen dhe përkrahjen e banorëve vendas ashtu si dhe lumjanë të tjerë që vendoseshin në këto anë. Pikërisht në Gostivar në këtë familje tipike nga Çaja lindi dhe u rrit këngëtarja e njohur Hanife Sejfulla Reçani.

Të shumtë janë personalitetet, artistët, poetët etj që në fushat e tyre të aktivitetit dhe në vendet ku dallgët e jetës i kanë hedhur, kanë bërë emër, por askush prej tyre nuk e kanë mohuar origjinën e tij dhe vendin nga i kanë rrënjët.
Shumëskush, veçanarisht breznitë e viteve 60-të dhe 70-të kanë dëgjuar për këngëtaren e madhe të këngës popullore shqiptare të atyre viteve, Hanife Sejfulla Reçani.

Hanifja, talentin dhe zërin e saj prej këngëtarje do ta zbulon, pa i mbushur akoma 12 vjeç-ku mësuesit e saj do ta përkrahnin atë për tu bërë një këngëtare e vërtet.Ajo arriti  shumë shpejt, që me zërin karakteristik dhe talentin e rrallë, të bëhej një këngëtare mjaft e njohur, jo vetëm në Gostivar, por në mbarë trojet shqiptare.

Disa nga këngët e saj të njohura si: ˮBien tri dairetˮˮPrej Tetove në GostivarˮˮMoj fusha e KorabitˮˮI hipa vaporitˮˮKënga e çobanitˮˮKënga e bilbilitˮ etj. Kështu ajo arriti që në repertorin e saj të ketë një pasuri të përbërë nga 150 këngë, që ajo i këndoi për 50 vjet. Ajo me këngën e saj në Prishtinë, Shkup eTiranë dhe aktivitetet e shumta dhe pjesëmarrëse edhe në Europë u bë mjaft e njohur.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet e peronaliteteve që kanë pasur nderin të bashkëpunojn me Zonjën Hanife.

Gazetari i nderuar Gajur Ramadani,në faqen e tij ne Facebook e kujton me këto fjalë:

U SHUA BYLBYLI I POLLOGUT

Sot, me dhimbje kuptum lajmin për shuarjen e yllit të këngës shqipe, Hanife Sejfulla Reçani. U nda nga ne këngëtarja e këngëve burimore e cila mbante me plot meritë epitetin “Bylbili i Pollogut”. Kontributi i veteranes së këngës, Hanife Sejfulla Reçani është i jashtëzakonshëm në kultivimin dhe rruajtjen e këngëve burimore të trevave tona duke u bë pjesë e pa ndashme e historikut të kulturës sonë dhe Shoqërisë kulturoe “Besa” të cilën e deshi pa rezervë dhe deri në fund të jetës. Për kontributin e sajë, ajo u dekorua me plaketën ” Qytetare nderi e Gostivarit” në vitin 2016. Vepra artistike e Hanife Sejfulla Reçanit do të përkujtohet përgjithmonë dhe do të shënohet me shkronja të arta si këngëtare e këngës burimore dhe si shebull i pakrahasueshëm për emancipimin dhe arsimimin e femrës shqiptare. Me përulësi ndaj veprës tënde.
G.Ramadani

Gjithashtu me disa reshta e kujton edhe gazetari Lulëzim Haziri:

Sot pushoi së rrahuri zemra e bilbilit të Pollogut, Hanife Sejfulla-Reçanit!
Sa afër e kishim – sa pak e pamë! Sa shumë na la – sa borxh i mbetëm!
Ngushëllime familjes!

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share