Pesë të vrarë në Kaliforni, ende nuk dihet motivi

Në veri të Kalifornisë, SHBA, një burrë ka shtënë me armë pa cak, në disa vende, veç tjerash edhe në një shkollë, njoftojnë emdiet lokale. Policia ka konfirmuar këtë dhe lajmin se pesë veta kanë humbur jetën, në mes të të cilëve edhe personi që ka shtënë.

Gjuajtjet kanë filluar në një banesë dhe kanë vazhduar në rrugë, për të përfunduar në një shkollë fillore. Një punonjëse e shkollës ka deklaruar se në shkollë ka pasur të lëndjar por asnjë të vrarë. Ndërsa policia nuk e ka konfirmuar këtë. Por, një numër nxënësish janë transportuar për në spital.

Për identitetin e dorasit, hetuesit nuk kanë ofruar ende asnjë detaj.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share