Qeveria zvicerane paralajmëron realizimin e dy projekteve në Gostivar

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ka pritur nw takim këshilltarin rajonal për ujë dhe menaxhim me mbetjet pranë Ambasadës së Zvicrës në Maqedoni – Cliff Hammer, i shoqëruar nga Bujar Ibishi dhe Stanisllava Dodeva.

Me këtë rast Cliff Hammer ka njoftuar kryetarin e komunës së Gostivarit për dy projektet e reja të cilat së shpejti duhet të fillojnë të implementohet të cilat financohen nga qeveria zvicerane. Menaxhimi rajonal me mbeturinat është projekti i financuar nga ambasada zvicerane në bashkëpunim me Rajonin Planor të Pollogut. Projekti tjetër, është Plani për mbrojtje nga vërshimet që do të implementohet nga UNDP, ndërsa po ashtu do të financohet nga ambasada zvicerane. Me miratimin e këtij plani, Gostivari do të jetë komuna e parë në Maqedoni me plan për mbrojtje preventive nga vërshimet. Në kuadër të vizitës në Gostivar, delegacioni i ambasadës zvicerane qëndroi në fshatin Vërtok, ku u njoftuan nga afër me punët përfundimtare të fazës së parë të ndërtimit të rezervuarit për ujë të pijshëm, projekt ky i financuar nga Departamenti Zviceran Federal për Çështje Ekonomike SECO.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share