Policët do të jenë nën vëzhgim të prokurorëve publik

Ministria e Drejtësisë përgatitë propozim ligj për ndryshimin e Ligjit për Prokurori Publike. Në propozim, thuhet se mekanizmat në kohë, efikase dhe të pavarura për kontrollë mbi punën e policisë është kërkesë sipas Komitetit Europian për të Drejtat e Njeriut, njofton Zhurnal.

“Këto mekanizma nevojitet të jenë të pavarura gjatë hetimeve. Më tepër raporte të organizatave ndërkombëtare, si dhe të institucioneve nacionale dhe organizatave joqeveritare thonë se mekanizmat kontrolluese mbi trupat për zbatimin e ligjit në Republikën e Maqedonisë nuk janë në nivel të përshtatshëm. Kjo është vërtetuar edhe me disa aktgjykime të KEDNJ në Strazburg ku është vërtetuar shkelja e KEDNJ.

Implementimi i mekanizmit të pavarur kontrollues në ligjvënien tonë për pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme me të drejta policore dhe pjeëstarët e policisë të burgjeve. Një nga segmentet të këtij mekanizmi është vendosja e kontrolleve nga ana e prokurorisë publike”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share