Vazhdon debati kuvendor për ligjin për përdorimin e gjuhëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë debatin për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë. Debati në seancën e 15-të të Kuvendit për këtë ligj u ndërpre para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale.

Me ligjin parashikohet që të gjitha organet shtetërore në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridik të cilët kryejnë autorizime në pajtueshmëri të ligjit dhe institucione të tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase do të jetë edhe gjuha e tyre që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë , (gjuha shqipe).

Në debatin për leximin e parë të ligjit për të debatuar u paraqitën rreth 60 deputetë.

Në rrjedhën e deritanishme të debatit për këtë ligj, dhe në debatet e komisioneve dhe vazhdimet e seancave plenare, opozita akuzoi se ligji është jokushtetues, se me të shkelen procedurat dhe se zbatimi i tij do të sjellë deri në dygjuhësi në gjithë shtetin. Me ligjin, sipas opozitës, diskriminohen edhe bashkësitë më të vogla etnike.

Shumica parlamentare thekson se ligji është në pajtueshmëri me Kushtetutën, nuk e prish karakterin unitar të shtetit dhe do të kontribuojë për rritje të bashkëjetesës në shtet.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share