Visar Ganiu Zyrtarisht Kryetar i Çairit

Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë është zyrtarizuar fitorja e Visar Ganiut, i cili e thelloi edhe më shumë dallimin në vota.

Nga rivotimi në vendvotimin 2901, nga 272 vota, 169 shkojnë për Visar Ganiun nga BDI, dhe 98 për Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja Besa.

Për dallim nga rrethi i dytë zgjedhor ku kandidati i BDI-së ishte në epërsi me 209 vota, në votimin e sotëm ky dallim u thellua për 346 vota më shumë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share