Si të përgatisim kifle pa vezë

Receta më poshtë do ju ndihmojë të përgatisni një kifle të shijshme pa vezë.

Përbërësit:
1 litër qumësht
4 filxhanë me vaj
4 lugë gjelle me kripë
8 lugë gjelle me sheqer
1 lugë e gjysmë me maja
400 gram miell

Përgatitja:
Në një enë kombinoni miellin, majanë, qumështin dhe vajin. I trazoni mirë dhe ndërkohë i shtoni kripën dhe sheqerin.Pasi e keni formuar mirë brumin, e lini të pushojë 40-50 minuta derisa të dyfishohet vëllimi.

Më pas duke marrë masë nga brumi krijoni disa topa rrumbullakë të vegjël. Bëni 8 të tilla dhe filloni hapni petët. I prisni në forma trekëndëshe dhe në secilën prej tyre vendosni 1 lugë gjelle marmalatë fiku. I mbështillni me kujdes dhe i vendosni në furrë të piqen në temperaturë 180 gradë, për 20 minuta.

Ndërkohë përgatisni shërbetin. Në një enë shtoni 5 lugë ujë të nxehtë dhe 8 lugë sheqer. Trazojini mirë.

Pasi kifleja të jetë gati, e nxirrni nga furra dhe i shtoni menjëherë shërbetin.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share