Nuk ua merr mendja se çka e parandalon Alzheimerin

Sekreti për ngadalësimin ose parandalimi i këtyre sëmundjeve qëndron në konsumin e kërpudhave, thonë shkencëtarët. Një studim i Universitetit shtetëror në Pensilvania ka zbuluar se kërpudhat përmbajnë një sasi të lartë të antioksiduesve të veçantë, të cilët kanë efekte kundër plakjes së trurit, transmeton KosovaPress. Antioksiduesit janë përbërës që parandalojnë ose të ndalojnë dëmtimin e qelizave, dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e dementia, si dhe gjendjeve tjera vdekjeprurëse si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Kërkuesit kanë gjetur se kërpudhat janë veçanërisht të pasura me dy antioksidues, ergotionina dhe glutationa. Shkencëtarët thanë se një studim më i gjerë për eksplorimin e këtyre dy antioksiduesve mund të shtojë gjasat për shërimin e sëmundjeve Parkinson dhe Alzheimer.
Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share