Gostivar, 2.000 persona të varur nga droga dhe 400 punonjëse seksuale

Gostivarit për çdo vit i shtohen më së paku nga 20 përdorues të ri të lëndëve narkotike. Këtë informacion e bëri të ditur për FLAKA, Zoran Poposki-punonjës social, specialist për punën sociale në shëndetësi, njëheri kryetar i shoqatës qytetare “Help”, e cila funksionon që nga viti 2005 në Gostivar. Poposki tha se nga themelimi e deri më tani pranë kësaj shoqate ka pasur rreth 700 persona të varur nga droga që kanë kërkuar ndihmë te ata, prej tyre shtoi ai, rreth 500 janë ende përdorues aktiv të lëndëve narkotike, pasi dikush është shpërngulur ose kanë ndërruaj jetë.

“Çdo vit mund të them se ne rritet numri nga 15 deri në 20 persona. Por, ata janë njerëz të cilët nuk qëndrojnë në një vend, nuk mund të themi se të gjithë janë nga Gostivari, sidomos punonjëset seksuale. Ata janë shumë mobile, nëse ata i dëboin policia shkojnë në Kërçovë, prej atje në ndonjë qytet tjetër dhe numri i tyre përsëritet, por te ne rreth 20 persona vijnë kërkojnë ndihmë brenda një viti dhe ato persona janë të cilët kanë kaluar një faze si përdorues droge dhe pastaj vijnë kërkojnë ndihmë. Ka ky është numri I bardhë, që dihet, por i lartë është numri i atyre që fshihen dhe me siguri numri I tyre është shumë më ilartë nga ky numër që ne posedojmë”, deklaron poposki.

Sipas Poposkit i lartë është edhe numri i adoleshentëve të cilër përdorin lëndë narkotike në Gostivar.

“Për fat të mirë kemi Ministër për Punë dhe Politikë Sociale që i kupton këto punë, sepse ka punuar me raste të këtilla, kështu që besoj se do të kemi sukses në ndonjë fushatë që edhe fëmijët-adoleshentë të trajtohen dhe të jenë nën mrojtje të shtetit ose OJQ-ve, pasi për fat të keq, numri i fëmijëve nga viti në vit që konsumojnë drogë, është gjithnjë më i madh”, thotë ai më tej.

Gjatë intervistës Poposki zbulon se shoqata “Help” merret edhe me punonjëset seksuale, numri i të cilave, sipas evidencës së tyre shkon në 400 në Gostivar. Poposki sqaroi se viteve të fundit në bashkëpunim edhe me disa organizata tjera kanë bërë kontrolle permanente të qytetarëve në Gostivar mbi HIV/AIDS, por fatmirësisht thotë ai, nuk kanë evidentuar asnjë rast tëri të personave me këtë sëmundje. Nga ana tjetër, këto kontrolle, shton ai, kanë treguar se ka rritje prej rreth 40 për qind të personave të prekur nga Hepatiti “C”.

“Te ne ekziston edhe një furgon, mendojë furgoni është i “Herës”, i cili vjen në Gostivar dy derinë tre herë në të cilin furgon ka laboratori dhe ku bëhen analiza për Hepatit “C” dhe HIV/AIDS dhe ne kemi target-grupë që i kontrollojmë, grupë i cili është përdorues droge ose persona në rrezik nga dorga apo nga sëmundjet e transmetueshme seksuale, kështu që ne nuk japim vërtetim, por vetëm u themi janë ose nuk janë të sëmurë. Poashtu çdo pacientë evidentohet me shifër, jo me emër dhe mbiemër. Kemi edhe kotrolle stacionare të cilat i kemi filluar nga viti 2015 dhe atë vit kishim 80 testime, në vitin 2016 kishim 160 testime dhe këtë vit kemi rreth 100 testime. Ndërsa me forgonë, nga viti 2005 kur e kemi filluar atë testim, kemi 1700 persona të testuar. Për fat të mirë mund të them se HIV/AIDS nuk kemi zbuluar deri më tani, por raste me Hepatit “C” që kemi zbuluar janë të shumtë. Pikërisht këto ditë bëmë një përllogaritje dhe nga ato testime që kemi bërë deri më tani, del se rreth 40 për qind e këtyre personave kanë Hepatit “C””.

Edhe pse nuk dihet zyrtarisht, por Poposki mendon se në Gostivar, sipas përllogaritjeve të shoqatës së tyre, sot në Gostivar duhet të ketë rreth 2.000 persona të varur nga droga. I lartë është edhe numri i përdoruesve të marijuanës. Aktulisht ka 40 persona nga Gostivari të cilët trajtohen në qendrën për narkomanë në Tetovë me metadon, kurse po aq kanë dëshirë, por për shkak të largësisë nuk kanë mundësi, thotë Poposki, dhe apelon që një qendër e tillë sa më parë të hapet edhe në Gostivar.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share