Reperi i njohur vjen i ftuar në Tiranë, zbulon se 4 artistë shqiptarë i kanë vjedhur këngën

E njihni reperin armenian Super Sako?
Ndoshta jo të gjithë, por jemi të bindur se këngën e tij “Mi Gna“ (dont’go) e keni dëgjuar në çdo club veror dhe e keni pëlqyer shumë, pavarësisht se mund të mos i keni kuptuar shumë fjalë.
Reperi armenian ka qenë i ftuar këtë të premte në “Zonë e Lirë“, për të folur më tepër për karrierën e tij, jetën private, por ajo me të cilën u përball në emision ishte me të vërtetë befasuese. Kënga e tij ishte kopjuar nga 4 këngëtarë shqiptarë, për të cilat sigurisht nuk ishte aspak në dijeni.
Kjo e çuditi shumë, por nuk e shqetësoi aspak, dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë: të gjitha paratë që fitohen nga klikimet në këto video, shkojnë jo në llogari të artistëve shqiptarë, por të Super Sako-s.
“Në këto video në Youtube, të gjitha paratë që vijnë nga klikimet, shkojnë në llogarinë time, sepse kompania u ka bërë block këtyre këngëve. Muzika publikohet në Youtube, por të gjitha paratë nga klikimet vijnë tek unë, sepse bëhet fjalë për të drejtën e autorit”, u shpreh ai.
Cani: Me pak fjalë ty të intereson që të ketë sa më shumë “hajdutë”?
Super Sako: Po.
Related News

Kush ishte Avicii? DJ i ri që vdiq sot
Avicii u nda nga jeta sot në moshën 28 vjeçare duke lënë të shokuar fansatRead More

Vdekja e Aviciit shokon yjet botërore, mesazhet prekëse të tyre
Sot në moshën 28 vjeçare ka vdekur DJ suedez me famë botërore, Avicii Lajmi iRead More