Erdogan: togfjalëshi “Islam i moderuar” synon të dobësojë fenë

Presidenti turk Rexhep Tajjip Erdogan trajtoi të premten togfjalëshin “Islam i moderuar”, duke thënë se qëllimi i vetëm i atyre që e kanë futur në përdorim, është që të dobësojnë vetë fenë dhe jo ta distancojë atë nga ekstremistët.

Me një adresim të qartë si vërejtje ndaj princit të kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, Erdogan tha se origjina e togfjalëshit qëndron në botën perëndimore.

“Termi ‘Islam i moderuar’ po rregullohet përsëri. Patenta e ‘Islamit të moderuar’ i përket Perëndimit. Nuk ka Islam të moderuar ose të pamoderuar; Islami është një. Qëllimi i përdorimit të këtyre termave është dobësimi i Islamit”, tha Erdogan.

Komentet e Presidentit turku bënë në një aktivitet me gratë sipërmarrëse në në kompleksin e Pallatit Presidencial në Ankara.

Në fjalimin e tij, ai gjithashtu kritikoi privimin nga të drejtat që u bëhet grave muslimane në disa shoqëri. “Shamitë janë gradualisht të ndaluara në shtetet e BE-së me trukun “hapësirë publike”, duke u përpjekur t’i pengojë gratë muslimane për t’u inkuadruar në jetën shoqërore. Përpjekjet për të mbyllur gratë muslimane në shtëpitë e tyre po përhapen si një virus”, tha Erdogan.

“Sot, shumica e vendeve të BE-së në mënyrë aktive kufizojnë gratë muslimane nga puna dhe qasja në arsim. Ata që na mësojnë leksionet mbi të drejtat e njeriut, për fat të keq po përshëndesin këto kufizime, ndërkohë që të drejtat më themelore të njeriut po shkelen në vendet e tyre”.

 Erdogan ceku dhe temën e ndjeshme të refugjatëve, ku tha se Turqia ka shpenzuar 30 miliardë dollarë vetëm për refugjatët nga Siria dhe Iraku, ndërsa BE është zotuar të japë 6 miliard euro për refugjatët, por që sipas tij ka dhënë vetëm 800 milionë euro deri më tani.

“Ndërsa vendet e zhvilluara po kërkojnë paqe dhe rehati me politika të rrepta të sigurisë pas mureve të larta, Turqia ka përqafuar miliona njerëz pavarësisht etnisë, fesë, gjuhës dhe sektit të tyre”, tha ai.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share