Përmirësohet gjendja e Shumaherit, familjarët presin mrekullinë e mjekësisë

Familjarët e Majkëll Shumaher po shpresojnë fort për një mrekulli mjekësore, për t’i shpëtuar jetën plurikampionit të botës në Formula 1, i cili pësoi një dëmtim në tru 4 vjet më parë, pas një aksidenti që pësoi ndërsa bënte ski.

Sipas një burimi nga stafi mjekësor të cituar nga revista gjermane “Brunte”, njerëzit e dashur të gjermanit e kanë rritur optimizmin, pasi kanë marrë sinjale jete nga “bota” në të cilën ndodhet evlati i tyre 48-vjeçar, njëherësh një njeri mjaft i dashur për botën e sportit.

Ndërkohë revista citon edhe një tjetër burim nga familjarët i cili mësohet të ketë thënë se rikuperimi fizik që ka bërë organizmi i Majkëllit as gjallë as vdekur, ka bërë mjekët të shprehen se brenda rrethanave në të cilat ndodhet, gjendja mund të konsiderohet e mirë.

Sipas tij, edhe bashkëshortja Korina e fëmijët e ish-pilotit, po presin që këto ditë, “të ndodhë mrekullia” e mjekësisë. Informacionet janë me “pikatore” për gjendjen e Legjendës së Formula 1, por sa herë ka diçka, vecanërisht mesazhe optimiste, mediat me vullnet të mirë i japin jehonë këtyre lajmeve.

Siç edhe është dëshmuar gjatë këtyre 4 viteve të gjendjes së tij të komës, e gjithë bota pret ta shohë sërish buzëqeshjen e Shumit, në “garën” më të vështirë të jetës.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share