Revista e famshme vlerësime për albumin KING të Dafina Zeqirit

Këngëtarja shqiptaro-suedeze është një nga ato që s’kalon pa u vënë re dhe albumi i saj R&B dhe Pop e vërteton më së miri. 28-vjeçarja publikoi një album të shkurtër të quajtur “King” dhe flet për fuqizimin e grave.”

dafina-zeqiri-480x541

Kështu e nis shkrimin revista e famshme Harper’s Bazaar për yllin e muzikës Dafina Zeqirin.

HB shkruan se s’mund të kishte moment më të përshtatshëm për publikimin e këtij projekti. Albumi është frymëzuar nga të gjitha gratë e famshme të botës që kanë shënuar histori, por më kryesorja thotë këngëtarja, është vetë nëna e saj e cila luftoi për të ndjekur ëndrrat në një vend si Kosova.

462caba800000578-5067805-image-m-38-1510262988589_1510385386-4704571

“Shpresoj që albumi t’i frymëzojë dhe t’u japë një energji pozitive gjithë mbretëreshave që e dëgjojnë. Dua që çdo grua të dijë që edhe ne jemi mbretër,” tregon Dafina. Albumi i  saj  quhet “King” dhe kënga e preferuar  është  “Told Ya”.

dafinazeqiri-1-1200x630

Kosovarja thotë se do të inkurajojë të rinjtë për të ecur gjithmonë para dhe se mund tia dalin vetëm me shumë punë.

dafina-1

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share