Theresa May: Ja ora dhe data kur Anglia del nga BE-ja…

Kryeministrja britanike Theresa May deklaroi se ka një datë dhe orë të saktë për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. Me anë të një amendamenti Britania e Madhe do të dalë nga BE në 29 mars 2019, në orën 23:00.

Britania e Madhe do të dalë nga Bashkimi Evropian të premten e 29 marsit 2019 në orën 23:00. Deklarata është bërë nga kryeministrja Theresa Ma. Ajo, me një amendament të ligjit për daljen nga BE, ka vendosur ditën dhe orën e Brexit.

Në intervistë për Telegraph, Theresa May shpjegoi se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për bllokimin e daljes nga Bashkimi Evropian.

Testi i amendamentit i detyron deputetët pro Evropës të deklarojnë nëse e kundërshtojnë ose jo daljen nga BE në mars. Amendamenti do të diskutohet dhe votohet nga parlamenti britanik javën e ardhshme.

Por May me anë të intervistës së saj paralajmëroi se nuk do të lejohet asnjë pengesë në procesin e Brexit.

Pasi në këtë mënyrë do të pengohej vullneti demokratik i britanikëve që vendosën për të mos qenë pjesë e BE-së.

Sipas kryeministres May, populli britanik ishte i qartë dhe vetë parlamenti votoi për ligjin 50. Prandaj vendi do të largohet nga BE-ja më 29 mars 2019, ora 23:00.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share