Festivali “Othello” prej sot në Gostivar sjellë pesëditëshin teatror

Nё valёn e aktiviteteve politike, tё cilat me gjasё na kanё stёrlodhur, t’i kthehemi tё paktёn pёr disa ditё, ndodhive artistike, me saktёsisht veprimtarisё skenike – teatrit. Do tё na bёnte shumё mirё pёr trurin njё dozё humori, pse jo dhe njё sarkazёm, ironi apo dhe njё situatё dramatike. Nuk besoj tё kete gjё mё fisnike se sa tё merresh me krijimtari artistike, dhe krejt kjo kёrkon njerёz vullnetmirё, profesionistё, kёmbёngulёs po edhe pёrkrahje. Kёtё do tё na e mundёsojnё organizatoret e Festivalit “Othello” Argjend Hasani dhe Berat Saliu si dhe bashkepunёrore te tjerё, tё cilёt pёrherё janё tё gatshёm pёr tё kontribuar kur bёhet fjalё pёr evente tё kёsaj natyre.

Pёr adhuruesit e artit skenik tё qytetit, po edhe mё gjerё, nga data 09.11 deri me 13.11.2017, nё Gostivar do te ketё festё, ku do tё festojmё tё gjithё. Do tё festojmё tё gjithё sepse do tё na vijnё trupa teatrore nga shumё troje shqiptare; nga Durrёsi me shfaqjen “Njё jetё me ty” nё regji tё Erion Kames; Teatri i Ferizajt me shfaqjen “Psikozё n’4:48“ nё regji tё Fatos Berishёs; Teatri kombёtar nga Shkupi me shfaqjen “Darka e thёrrimeve” nё regji tё Qёndrim Rijanit; nga Prishtina – Art Polis, me shfaqjen “Copё copё” nё regji tё Zana Hoxha Krasniqit; Teatri nga Kumanova me shfaqjen “Mёsimi” nё regji tё Ilirjan Himajt.

Adhuruesit e teatrit nuk kanё nevojё tё shkojnё gjithёandej qё t’i shohin kёto shfaqje qё tashmё kanё bёrё emёr nё opinion, por kёto shfaqje do t’i kemi kёtu pёr ju tё nderuar artdashes.

Ejani nё teatёr tё dёshmojmё se e duam tё bukurёn!

Mendojeni, hyrja do tё jetё lirё. Kёtu te ne nuk buron vetёm Vardari…

Ju presim!

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share