Suad Sahiti braktis Maqedoninë, pranon të luajë për Kosovën

Suad Sahiti, futbollisti nga Kosova i cili luan për Skënderbeun e Korçës ka vendosur që ta lëshojë reprezentacionin e Maqedonisë dhe ti mbrojë ngjyrat e Kosovës.

Bëhet fjalë për ish-futbollistin e FK Rabotniçkit i cili u ble nga Skënderbeu këtë verë. Sulmuesi anësor ishte pjesë e reprezentacionit U-21 të Maqedonisë para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Islandës dhe Francës. Në asnjë ndeshje nuk i erdhi shansi që të debutojë me fanellën e Maqedonisë.

Sahiti priti edhe ftesë nga Angellovski por që kjo gjë nuk u realizua. Nga Shqipëria flitet se se Sahiti ka vendosur që të luajë për Kosovën në ndeshjen miqësore kundër Letonisë.

Sahiti, i cili ka marrë ftesë nga Kosova është futbollisti i dytë që e lëshon reprezentacionin e Maqedonisë pas Taulant Sulejmanit i cili vendosi që të luajë për Shqipërinë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share