Gjërat e padobishme që i blejmë vazhdimisht

Ekzistojnë produkte që i blejmë dhe i ruajmë në shtëpi nga inercia, duke menduar se jemi duke bërë diçka të dobishme për veten. Megjithatë, shumë prej këtyre produkteve janë në fakt hedhje parash, sepse në fakt nuk bëjnë asgjë nga ajo që premtojnë, ndërsa disa shkaktojnë ose maskojnë problemet e vërteta.

Vitamina C

Gjatë vjeshtës, të gjithë ia mësyjmë blerjes së vitaminës C, e cila gjoja do të na shpëtojë nga ftohja dhe gripi.

Studimet tregojnë se njerëzit të cilët e marrin këtë vitaminë në mënyrë natyrale, përmes ushqimeve, kanë përfitime shumë më të mëdha shëndetësore sesa ata që e marrin atë në formë të pilulës. Gjithashtu, nuk ka kurrfarë dobie prej marrjes së tepruar të vitaminës C, për shkak se çdo tejkalim për të cilin besojmë se është i dobishëm do të largohet përmes urinimit.

Shkopinjtë për vesh

Profesori i otorinolaringologjisë në Universitetin e New Yorkut thotë se është e këshillueshme të blihen dhe përdoren këta shkopinj vetëm në qoftë se dëshironi ta bëni të pasur mjekun tuaj të ORL-së.

Dylli në veshë ka një qëllim – ai është një lubrifikant i cili mbron nga ndikimet e jashtme, mikrobet dhe bakteret. Përmes shkopinjëve ju vetëm e shtyni dyllin thellë në kanalin e veshit, gjë që mund të ketë pasoja fatale për dëgjimin tuaj, prandaj më mirë pastroni veshët me gishtat tuaj gjatë pastrimit (dushit).

Uji për shpëlarjen e gojës

Nëse rregullisht i lani dhëmbët tuaj dhe e përdorni perin për dhëmbë, ka shumë gjasa që shpëlarja e gojës të jetë e panevojshme. Ekspertët e stomatologjisë thonë se ky produkt vërtetë i vret bakteret, por alkooli në të njëkohësisht e thanë brendësinë e gojës, gjë që eventualisht do të çojë në grumbullimin e baktereve.

Kremrat e shtrenjta për rrezitje

Studimi i kryer nga organizata “Consumer Reports” tregon se kremrat e shtrenjta nuk janë aq efektive siç mendojmë, dhe se edhe kremrat e lira janë po aq efektive.

Dermatologët thonë se shumica e njerëzve nuk e aplikojnë kremin si duhet, dhe se është më mirë të blihet një krem më i lirë me një paketim më të madh, të cilin do të mund ta aplikojmë më shpesh, sepse çelësi është në lyerjet e rregullta dhe jo në përbërësit ekstragavant nga kremrat më të shtrenjta.

Pikat për sy kundër skuqjeve

Shumë njerëz e blejnë këtë tretje kur nga lodhja ose stresi u skuqen sytë, por ekspertët janë kundër përdorimit të tyre. Mark Melrose, mjek i emergjencës nga New Yorku thotë se pikat në fakt mund të maskojnë probleme më të rëndësishme: thatësia e syve, alergjitë apo irritimin për shkak të thjerrëzave.

Në fakt, pikat për sy mund ta përkeqësojnë problemin, sepse sytë mësohen me to dhe si pasojë mbetet skuqja e përhershëm e syve. Melrose këshillon që para se t’i përdorni pikat çudibërëse, më mirë konsultohuni me mjekun që të mos shkaktoni ndonjë problem serioz, përcjell “Reader’s Digest”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share