“Vëllai mu lajmërua pas vdekjes dhe më tregoi gjithçka si është atje lartë!”

“Ai i ka përshkruar nëntë gjëra të cilat njerëzit kuptojnë pasi të vdesin, këto i kishte kuptuar edhe ai. Kishte zbuluar se si është që të vdesësh, si është “atje lart” dhe ka thënë se “në jetën tjetër” dashuria është pa kushte”.

“Tri javë pasi vdiq, vëllai im Billy më zgjoi në agim dhe filloi të më përshkruaj se çfarë po ndodhë me të në jetën pas vdekjes. Në fillim mendova se për shkak të trishtimit të madh unë po e imagjinoj zërin e tij, por ai filloi të m’i tregojë sekretet të cilat nuk munda t’i injoroj”, ka përshkruar eksperiencën e vet Annie Kagan, kompozitorja nga SHBA në librin “The Afterlife of Billy Fingers” (Jeta pas vdekjes e Billy Fingers’it).

E kishte bindur se vërtet është ai pasi që i kishte paraqitur shumë prova, kishte treguar gjërat të cilat vetëm ai i kishte ditur. Kishte folur për sekretet e jetës, si është kur të vdes dhe për jetën pas vdekjes.

I kishte thënë se të gjithë pas lindjes fitojnë një lloj të amnezisë dhe se si është një nga gjërat më të rëndësishme të cilat i bëjmë në Tokë është që të kujtohemi se çfarë kemi  harruar.

Këto 9 gjëra njerëzit e kuptojnë pasi që vdesin:

  • Jeta në Tokë nuk është dënim për gabime në jetën e kaluar pa marrë parasysh që ndonjëherë ashtu na duket. Dhembja është pjesë e eksperiencës njerëzore.
  • Vet kemi zgjedhur rrethanat tona të jetës para se të lindim, por kjo është gati e pamundur të kuptohet derisa jetojmë në Tokë. Sikur t’i kishim kuptuar këto gjëra, jeta do të humbte kuptimin e vet.
  • Shoqëria na mëson me kufizime. Por, pavarësisht se çfarë kemi mësuar, gjithçka kemi pasur nevojë tashmë është në ne. Dhe kush jemi ne, kjo është larg nga të kuptuarit tonë.
  • Në qendër të çdo gjëje është energjia, substanca jo materiale e cila quhet dashuri. Forcën e vërtetë të dashurisë nuk mund të shijojmë në këtë planetë, nuk ekziston mënyra për këtë. Atje, në botën tjetër, dashuria është pa kusht. Jemi të dashur pa marrë parasysh se si kemi jetuar.
  • Vdekja nuk është aq serioze siç mendojmë. Vdekja në të vërtetë është shumë e këndshme. Edhe përshëndetja nga njerëzit të cilët i dojmë nuk është aq serioze sa duket, sepse do të takohemi përsëri.
  • Pasi të vdisni, sikur të ishit të thithur nga trupi juaj në një dhomë ku fshihen të gjitha gjërat e këqija të cilat i keni përjetuar në jetë. E gjithë dhembja zhduket.
  • Në botën tjetër, pas vdekjes, vërtetë ndiheni se jeni në të vërtetë ju. E jo si në Tokë, ku jeni të varur nga njerëzit tjerë, situatat dhe shpesh nuk jeni ai i cili në të vërtetë jeni.
  • Mëkati dhe dënimi, shkuarja në parajsë apo në ferr në të vërtetë nuk ekzistojnë, kjo është pjesë e besimit njerëzor. Gabimet të cilat i keni bërë në Tokë, mbesin atje.
  • Pasi të vdisni, e keni rastin të kuptoni jetën tuaj, e shihni ku keni gabuar, por nuk e ndieni gjykimin për këtë. Në të vërtetë kuptoni se si keni pasur një jetë të bukur, dhe vetëm pjesët e saj kanë qenë të rënda, shkruan portali consciousreminder.com
Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share