Main Menu

Shërimi i dhembjeve dhe i dobësisë së përgjithshme me ruku

Muslimi në Sahih-un e vet ka shënuar se njëherë Osman bin Ebu-el-As i ishte ankuar të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., për një dhembje kronike, nga e cila kishte vuajtur që nga ditët e para të kalimit të tij në Islam.

I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i kishte thënë: “Vëre dorën tënde të djathtë në vendin që të dhemb dhe lutu tri herë: ‘Me emrin e All-llahut’, pastaj përsërite shtatë herë: ‘Kërkoj mbështetje në fuqinë e All-llahut dhe në pushtetin e tij suprem mbi gjithçka kundër asaj që po e përjetoj dhe mundimet që më sfilisin”.

181 Në këtë recetë individi do të gjejë shqiptimin e emrit suprem të All-llahut, lënien e fatit në dorë të Shëruesit të vërtetë, mbështetjen tek mëshira dhe dhembshuria e Tij, kërkimin e vendstrehimit të sigurt tek suvereniteti i Tij dhe të fuqisë kundër vështirësive dhe vuajtjeve që mund t’i shkaktojë dhembja.

Përsëritja e kësaj lutjeje është më bamirëse dhe më e sigurt dhe është sikurse përsëritja e recetës për nxjerrjen e sëmundjes.

Sa i përket përsëritjes së shqiptimit shtatë herë, nuk ka dyshim që numri shtatë evokon disa dobi të caktuara që nuk mund të gjenden në numrat e tjerë, siç e kemi diskutuar këtë në kapitujt e mëparshëm.

Është thënë gjithashtu në Dy sahiha-t se kur i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i kishte bërë vizitë një të sëmuri në familjen e tij, ai e kishte pasur zakon ta lyente me vaj, duke kaluar dorën e tij bamirëse mbi kokën e të sëmurit, dhe lutej: “O Zot dhe Ushqyes i njerëzve, hiqja këto vështirësi dhe shëroje këtë rob. Vërtet vetëm Ti ke fuqinë e shërimit dhe vetëm Ti mund të dhurosh përparim të vazhdueshëm”.

182 Kjo ruku e përgjëron përsosurinë më të gjerë të All-llahut, suverenitetin e atributeve të vetme të vetëruajtjes (rububijjet) dhe mëshirën e Tij, e cila përfshin gjithçka për t’i dhuruar këto bekime të përmirësimit të shëndetit, dhe vetëm Ai ka një fuqi të tillë dhe asnjë tjetër nuk mund ta arrijë shërimin nga sëmundja (përveç Tij). Pra, kjo lutje përfshin madhërimin e njësisë së Tij (tevhid), njohjen (ihsan) e diturisë së Tij mbi gjithçka, dhe pranimin e pushteti të Tij absolut (rububbijjet).

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share