Besnik Bexheti, një talent i madh që ndihet krenar me karrierën e tij

Djaloshi me prejardhje nga Çajla i Gostivarit, Besnik Bexheti, edhe pse ka një moshë të re, 15 vjeç, ai lirisht mund të krenohet me disa rezultate që i ka arrit në karrierën e tij duke u shpall kampion Evrope por edhe bote. Ai me sport filloj në moshën 10 vjeçare duke u regjistruar në një klub gjerman, por pa e ditur prindit e tij sepse ai nuk dinte se si do pranonin faktin se djali i tyre stërvit sporte luftarake, por një javë para ndeshjes ai i ka treguar të njëjtëve dhe ata befasisht e kanë pranuar me buzëqeshje andaj sot ai ka shumë mbështetje nga i ati i tij. Kështu në një intervistë për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Bexheti ka treguar për jetën dhe synimet e tija.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport?

Besnik Bexheti: Me sport kam filluar të merrem qysh në moshën 10 vjeçare, andaj edhe u regjistrova në klubin T.C.B Singen ku trajner ishte Ralf Hasenohr. Ndeshjen e parë zyrtare e pata pas gjashtë muajve ku edhe fitova.

ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj por edhe për prejardhjen tuaj?

Bexheti: Po siç thashë takimi im i parë në ring ishte saktë më 12.10.2013, kurse të them drejtën nuk e pata shumë të vështirë. Edhe pse isha më i mirë se kundërshtari im, në fund u desh te pajtohem me barazim. Ndryshe, dua të ceki se ne jemi me prejardhje nga Gostivari dhe kemi jetuar disa vite edhe në Itali por për shkak disa rrethanave u desh të shpërngulemi në Gjermani, ku edhe sot jemi. Unë adhuroj sportin dhe dëshiroja të bëj diçka në jetën time dhe vendosa vet duke mos i treguar prindërve të mi dhe u regjistrova në një klub dhe ushtrova ca kohë por një javë para takimit të para u desh ti tregoj familjes sime, por befasisht ata e pritën mirë këtë vendim timin dhe kam shumë mbështetje nga ata. Andaj jam shumë krenar që kam një baba siç e kam unë dhe e falënderoj publikisht.

ArenaRing: Sukseset e juaja?

Bexheti: Unë jam katër herë kampion i Gjermanisë, kam titull të kampionit të botës në amater1 si dhe Evropës. Poashtu dua të ceki se kam titull edhe nga Zvicra. Jam i kënaqur me sukseset e mija.

ArenaRing: Ndeshja e radhës?

Bexheti: Ndeshja ime e radhës është shumë e rëndsishme për mua dhe e njëjta është më 04.11.2017, pra muajin e ardhshëm. Tani jam duke u përgatit intensivisht për këtë ndeshje dhe besoj se do ja arrij qëllimit. Ndeshja ime e radhes është më  04.11.2017. ky duel do jetë për titull botë ISKA (-60kg- K1) kurse kundërshtar I tij do jetë spanjolli, Ilker Valderrama (60KG, k1) .

ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen?

Bexheti: Planet e mija janë që sa më shumë në të ardhmen të luftoj duele internacionale si dhe të shkon në Holandë për tu trajnuar në Klubin (Mike‘s Gym), si dhe në Tailand për t u trajnuar ne Muay Thai.

ArenaRing:Cila është ndjenja juaj më e keqja në jetë dhe më e mira

Bexheti: Dua të filloj nga ndjenja ime më e keqe ishte kur kam humbur në Zvicër duke pasur unë të drejtën e fitores, kurse ajo që u gëzova shumë ishte kur kam marrur rripin e parë në Gjermani.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share