Shqipëria humbet 5 vende në FIFA, Kosova fiton 1 pozicion

Dy humbjet radhazi me Spanjën dhe Italinë kanë bërë që Shqipëria të humbasë 5 vende në renditjen e re të publikuar nga FIFA për muajin tetor. Edhe pse përballë kishin dy kundërshtarë të nivelit shumë të lartë, kuqezinjtë kanë rrëshkitur me 5 pozicione në klasifikimin e ri të FIFAS dhe tashmë pozicionohen të 71-t. Shqipëria është kaluar nga Uganda ndërsa me 498 pikë në total mban pas Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Malin. Ka fituar një pozicion Kosova pavarsisht humbjeve ndaj Ukrainës dhe Islandës teksa renditet në vendin e 183-të. Vazhdon të kryesojë Gjermania që me 1631 pikë në total lë pas Brazilin, Portugalinë, Argjentinën, Belgjikën e Poloninë. Ka fituar 3 vende Spanja që renditet e 8-ta, ndërsa spikat ngjitja në 10-shen e parë e Perusë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share