Në tre prej shtatë planetëve të rinj të zbuluar nga NASA mund të ketë jetë

Sistemi më i madh planetar i zbuluar ndonjëherë me shumë ngjashmëri të mundshme të Tokës, ndodhet vetëm 40 vite dritë larg Tokës, sipas një zbulimi të publikuar në revistën shkencore “Nature”, nga një grup ndërkombëtar të koordinuar nga Universiteti belg i Liege.

Planetet rrotullohen rreth yllit “Trappist-1”, shumë më i vogël dhe i dobët nga Dielli ynë.

“Ky është një sistem planetar i jashtëzakonshëm, jo vetëm sepse palanetet e tij janë të shumtë, por sepse kanë të gjithë dimensione jashtëzakonisht të ngjashme me Tokën”, shpjegon koordinatori i këtij kërkimi, Michael Gillon.

Gjashtë planetet më të afërt me yllin janë të krahasueshëm me Tokën për nga dimensionet dhe temperatura, kanë me shumë mundësi një përbërje të gurtë dhe gjenden në një zonë që temperatura lëviz nga 0-100 gredë Celcius.

Dielli i këtij sistemi planetesh, njihet nga shkencëtarët që prej majit 2016 bashkë me tre planetet që gjenden në zonën e banueshme, përcjell Atsh.

“Trappist-1”, ndodhet në yjësinë e Ujorit, është një yll xhuxh shumë i ftohtë, me një masë të barabartë me tetë për qind të Diellit tonë.

Pra sipas parametrave hapësinorë është një yll shumë i vogël, vetëm pak më e madhe se sa Jupiteri.

Modelet klimatike të prodhuara me kompiuter sugjerojnë se tre planetet më të brendshëm janë me shumë mundësi shumë të nxehtë për të pasur uji të lëngshëm. Ndërsa planeti më i jashtëm është me shumë mundësi shumë i largët dhe i ftohtë. Por, tre planetet që i kanë orbitat pikërisht në mes përfaqësojnë për austronautët një lloj Graali të Shenjtë sepse kanë kushtet ideale për të pasur jetë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share