Shkëndija e kompletuar për derbin me Vardarin

Shkëndija rrikthehet në aksion pas pauzës dy javore të kampionatit shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuesese. Kuqezinjtë kanë punuar për të mbushur bateritë në drejtim të vazhdimit të serisë së shënuar në 9-të xhirot e para kur me 8-të fitore dhe një barazim janë lider të renditjes dhe kanë ecurinë më të mirë në histori jo vetëm të klubit, por edhe gjithë futbollit të Maqedonisë prej ku luhet ky format e garave. Tani kërkohet kontuinitet dhe përballja e parë e rrethit të dytë pason në Shkup në transfertën me Vardarin. Në mesin e futbollistëve kuqezi mbizotëron atmosferë e relaksuar, nuk ka ndonjë eufori apo tension para këtij derbi, pasi ndeshja me Vardarin shihet si krejtë takimet tjera dhe e njejta ka vlerën e tre pikëve.

Trajneri Osmani në kombinim do të ketë gjithë futbollistët, Çelokoviç është rikuperuar dhe zhvilloi në pjesë loje në kontrolluesen e javës së shkuar me Shkupin (1:1), kështu që stafi teknik do të vendosë formacionin në varmshëri prej nevojave taktike që do të ketë në këtë përballje. Takimi Vardari-Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup me fillim në orën 14:30.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share