Bejta takoi fituesit e të festivalit të këngës epiko-lirike në Burrel

Kryetari i komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta sot takoi solistët Nebi Halili dhe Feti Selimin si dhe instrumentalistët Adnan Aliu dhe Emin Xhaferi të cilët u shpallën fitues të çmimit të parë në edicionin e tretë të festivalit të  këngës epiko-lirike në Burrel.

“Rapsodë nga Gostivarifituan çmimin e parë në festivalin e këngës epiko-lirike në Burrel të Shqipërisë. Ka qenë juri e përbërë nga etnologë, kompozitore e këngëtare që ua ndanë këtë çmim. Ky çmim është një vlerësim i jashtëzakonshëm për kulturën,  traditën dhe doket e bukura të Gostivarit dhe rrethinës. U shpreha mirënjohjen time për këtë arritje të madhe”, potencoi Kryetari Bejta.

Grupi muzikor nga Gostivari ishte kujdesur që Kryetarit Bejta ti sjellin një dhuratë simbolike  nga Burreli, ndërkaq i përcollën përshëndetjen nga Nezir Rizvani, kryetar i Bashkisë Mat.

Kujtojmë që në këtë festival morën pjesë rapsodë e grupe rapsodësh nge të gjitha trojet shqiptare me këngë epike dhe krijime të vjetra folklorike nga Shqipëria e Kosova dhe Maqedonia.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share