Edhe dy ditë fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale

Komisioni Shtetëror ZgjedhorPartitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot nëpër shumë qytete dhe vende të banuara e vazhdojnë fushatën për zgjedhjet e ardhshme lokale të 15 tetorit.

Bashkimi Demokratik për Integrim është në takim me qytetarët në Tetovë.

Lëvizja BESA organizon takim me qytetarët e Gostivarit.

Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takime me qytetarët në Kratovë dhe Karbinci dhe mitingje në Probishtip dhe Shtip.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mire” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të ketë takime me qytetarët në Ilinden dhe Çashka, ndërsa mitingje në Aerodrom dhe Veles.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor do të përfundojë më 13 tetor në orën 24:00.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.00.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share