Kryeministri Zaev paralajmëroi ligj të ri dhe subvencione më të larta për duhanin

Ligj të ri për duhanin paralajmëroi në tubimin e mbrëmshëm parazgjedhor në Prilep, lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.
Në pajtim me ligjin, subvencionet do të rritet në vend 60 denarë si deri më tani, do të arrijnë 70 ose 80 denarë, varësisht nga arka. Qëllimi është, siç tha, prodhuesit të motivohen dhe të nxiten të marrin cilësi më të mirë.
“Duhani do të ndahet në tre klase dhe për secilën do të ketë subvencion. Gjithsej 80 denarë për klasin e parë, 70 për të dytin dhe 60 për të tretin. Do të shkojmë me politika stimuluese në bujqësi, gjithçka që do të thotë 10 për qind prodhimtari më të madhe, përveç subvencioneve do të marrë edhe shpërblim, vetëm që të rritet vëllimi i prodhimtarisë”, nënvizoi kryeministri.
Sipas tij, duhani nuk mund të qëndrojë vetëm në të ardhurat nga gjethet, por do të zhvillohet komplet.

“Lulja do të shfrytëzohet për energji, ndërsa do të përdoret edhe trungu, siç bëjnë shumë vende moderne me teknologji bashkëkohore. Do të mbështesin gjithçka që sjell më shumë para, për jetë më të mirë”, porositi Zaev nga Prilepi.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share